Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Hamza , shprehet tutje se Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht.
Ai ka treguar se do ta ndërtojë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë.
Hamza ka thënë se e vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme.
“Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut!
Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht. Si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë.
E vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme.”, ka shkruar Hamza.