Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza të martën ka vizituar një kompani të prodhimit të këpucëve në Suharekë. Hamza premtoi reforma në politikat fiskale, ku tha se 30% të linjave të prodhimit të cilat do të investohen si linja të reja, do të subvencionohen.
“Do t’i lirojmë prej pagesës në fitim koorportat dhe bisneset që investojnë më shumë se 500 mijë euro dhe punësojnë mbi 50 punëtorë, si dhe lehtësira të tjera për eksportues”, tha Hamza.
Ai tha se kur ndërmarrësit e kanë gjendjen më të mirë, fitojnë më mirë dhe kësisoj përmirësohen edhe pagat për punëtorët në sektorin privat.
“Jemi për mbështetjen e tyre, për themelimin e Gjykatës së punës dhe themelimin e fondit të papunësisë”, shtoi ai.
Nga Suhareka Hamza premtoi realizim të politikave fiskale e lehtësi në qasje në financa, sipas tij me qëllim të zëvendësimit të importit me rritje të eksportit.
Rrugës për në Suharekë u ndala në fabrikën e njohur të këpucëve “Solid”. Kjo kompani i ka 330 të punësuar, kryesisht gra, që prodhojnë çdo vit rreth 600 mijë palë këpucë. Çdo palë këpucë të prodhuara dhe shitura “Made in Kosova” sjellin vlerë dhe krijojnë vende të punës. Një palë këpucë i bleva edhe unë, se po na bjen me ecë në krejt Kosovën.
Prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit, jo përbuzjen dhe injorimin. Çdo ditë takohem me punëdhënës që janë edhe shtetndërtues në Republikën tonë. Nuk kam asnjë dyshim se për “Solid”-in, kompanitë e vyeshme të Suharekës dhe krejt sektorin privat, do të bëhet shumë ma mirë pas 9 shkurtit, ditës së fitores sonë të madhe.