Hamza: PDK do t’i votojë Marrëveshjet Ndërkombëtare

Partia Demokratike e Kosovës do t’ia japë votën Marrëveshje Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Një gjë të tillë e bëri të ditur kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Bedri Hamza, në një konferencë për media.

Ai ka thënë se ky qëndrim i PDK-së vjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër dhe jo për shkak të takimit me kryeministrin Albin Kurti, derisa shtoi se prioritet është interesi i qytetarëve dhe jo i individëve.

“PDK do t’i votojë ato. Për neve, për mua si kandidat, prioritetet janë të qarta. Fillimisht interesi i vendit, pastaj i partisë politike dhe në fundi i neve si individë brenda partive politike. Por, mbi të gjitha e përtej të gjithave interesi i qytetarëve të vendit. Fatkeqësisht e dini se Kosova është nën masa, e nën sanksione dhe janë qindra milionë euro të bllokuara si rezultat i mos harmonizimit, mos koordinimit dhe mos bashkëpunimit me faktorë relevantë ndërkombëtar. Përtej aspektit financiar kemi të bëjmë edhe me një dëmtim të reputacionit të vendit”, ka thënë Hamza.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika