Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se aprovomi i kërkesës për pagesën e energjisë elektrike në Veri të Mitrovicës është në kundërshtim me ligjin dhe se nuk ka baze ligjore, kjo është 100% prone e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Sipas tij qeveria kanë perkrahur një kerkesë që i dëmton qytetarët e Kosovës.
Tutje ai shtoi se me paratë e qytetarëve të Kosovës po paguhet energjia elektrike e shpenzuar në Mitrovicën e Veriut.
“Ne kemi një vendim gjykate që qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës nuk është ligjore me u ngarku me pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri. Është absurde që në mungesë të mjeteve jemi detyruar të zvogëlojmë pensionet dhe s’kemi buxhet për shëndetësi, ndërkaq të ndahen 11 milionë euro për rrymën në veri. Me paratë e qytetarëve të Kosovës po paguhet rryma në veri të Kosovës”, tha Hamza.