Sot është hapur Ambasada e Kosovës në Jeruzalem, për të cilën pati reagime nga më të ndryshmet, shkruan Kosova Post.
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mergim Lushtaku ka publikuar një fotografi në Facebook, të Jeruzalemit teksa ka thënë se ai është vend i bekuar nga Zoti.
Në atë fotografi, shihet edhe një nga xhamitë më të shenjta Al-Aksa ose Al-Kuds.
Jeruzalemi njihet si qytet i shenjt nga tri fetë monoteiste.