Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit që ka zhvilluar me kandidatin për kryeministër Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osamanin,ka thënë se është përgjegjësi e fitueseve të zgjedhjes për ti siguruar votat për President, shkruan Kosova Post.
Tutje Haradinaj tha se si parti opozitare do të jenë konstruktiv në temat nacionale.
“Takimi ishte konsultues i thirrur nga ana e tyre për formimin e institucioneve, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit. Ramë dakord që ne si opozitë të bashkëpunojë për temat e interesit nacional dhe të bëjmë funksionale demokracinë e vendit”, tha ai.