Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Mejës në 22 vjetorin e kësaj masakre.
Pas homazheve, ai ka thënë se bashkëndjen me familjarët e të rënëve.
“Në përvjetorin e masakrës në Mejë, nderojmë të gjithë të rënët, bashkëndjejmë me familjarët e tyre që janë të shumtë e të cilët kthejnë kujtime dhe dhimbje njëkohësisht për të pagjeturit që është një plagë e rëndë e që vazhdon të lëndojë jetën e plot familjeve tona”.
“Jemi shqiptar, këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të të gjitha besimeve, shihet që lufta për çlirimin e Kosovës ka pasur vetëm një qëllim, lirinë tonë, ndërsa armiku zhbërjen tonë. Do të qëndrojmë shqiptar të bashkuar, ju kemi borxh të mbrojmë lirinë dhe drejtësinë për ta”, tha kreu i AAK-së kk