Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka thënë se fokusi i partisë së tij për qeverinë e ardhshme, është në zhvillimin ekonomik, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka treguar se sot ka mbajtur një takim në komunën e Podujevës.
“Në takimin e sotëm në Podujevë, ritheksova se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik, e garanci për këtë është një shtet i fortë i qëndrueshëm dhe i integruar në NATO dhe BE.
#ForcaeKosovës”, ka shkruar ai.