Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar sot prioritetet e tij kryesore për qeverisjen e ardhshme, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se synimi i tij është që Kosova të arrijë anëtarësimin në NATO dhe të forcojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Në planin e tij, të titulluar “10 Prioritetet Kryesore të Kosovës Fituese”, përfshihen këto pika:
Rritje ekonomike deri në 7%;
1 miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese;
Pagë mesatare prej 1000 eurosh dhe pensione mbi 500 euro;
Përfundimi i projekteve rrugore dhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit;
1500 megavat energji e prodhuar brenda Kosovës;
Krijimi i Qendrës Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji;
6% e GDP-së për edukim dhe reformë të thellë në shëndetësi;
Angazhimi i mërgatës në vendimmarrje dhe statusi i investitorëve strategjikë për ta;
Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët;
Haradinaj ka theksuar se këto prioritete janë të ndërlidhura dhe të realizueshme, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës.