Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka deklaruar se Ramush Haradinaj është më i denji për president të Kosovës.
I pyetur se çka nëse Murat Jashari vije si kandidat për president, Haradinaj thotë se është gjithmonë i gatshëm për Jasharajt, 24 orë.
Pastaj është lakuar emri i Murat Jasharit për të cilin ne kemi qenë të gatshëm të votojmë pa asnjë parakusht. Pastaj erdhi një situatë e re”, tha ai.
I pyetur nëse Vetëvendosje do të sillte përsëri kandidaturën e Murat Jasharit për president, Haradinaj është përgjigjur:
“Gjithmonë të gatshëm, 24 orë në ditë. Jo vetëm vota por çfarë të ka nevojë familja e tyre dhe emri i tyre unë jam i gatshëm”, deklaroi Daut Haradinaj.