Lideri i AAK-së , Ramush Haradinaj, iu ka kundërpërgjigjur deklaratës së presidentit serb, ndërsa ka thënë se për sa kohë i duket i rrezikshëm Aleksandar Vuçiq-it dhe Serbisë, atëherë jemi në rrugë të drejtë, shkruan Kosova Post.
Haradinaj i thotë presidentit serb, të mos fikësohet e as të mos nervozohet, sepse shkruan Haradinaj Kosova kërkon vetëm atë çka i takon.
“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë! Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Reagimi i Haradinajt erdhi pasi Vuçiq tha se Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe se deklaratat e tij përbëjnë një kërcënim për të gjithë”. Ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!
Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.
Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.
Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndim orët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!