Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kryeministri Kurti s’pati plan për pandeminë dhe nuk ka asnjë plan për ekonominë, përcjell KosovaPost.
“Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka asnjë plan as për ekonominë.E kemi theksuar edhe në konferencën për media për temën e Ekonomisë, që pakoja e ashtuquajtur e ‘Ringjalljes’, nuk e ka as fokus e as qëllim ekonominë. Me masa tërësisht sociale, kjo pako ka të vetmin qëllim “ringjalljen” e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar për mashtrim”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka shkruar se sektori privat kërkon intervenim direkt nga shteti pasi është në vështirësi.