Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka shpërndarë një postim në rrjete sociale, në të cilin ka përshëndetur takimin mes Presidentit amerikan Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Haradinaj, shprehet i bindur se liderët e botës së lirë do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Në Twiter, Haradinaj , shkruan se takimi mes Biden dhe Merkel është i nevojshëm për t’u adresuar çështjet e hapura të Ballkanit, ndërsa shkroi “Shpresat tona mbesin te Washingtoni!”.
“Takimi midis Biden dhe Merkel është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”.
The meeting between @POTUS and #AngelaMerkel is welcomed and necessary to address all open issues in the #Balkans. I remain confident that the leaders of the free world will agree on expediting the achievement of the agreement between 🇽🇰 and 🇷🇸 on mutual recognition.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) July 15, 2021