Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca përr Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë një video, ku tregon gjendjen e rrugës ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se është e paarsyeshme zvarritja e punimeve në këtë rrugë dhe se me shumë të drejtë banorët kanë protestuar më parë.
Ai apeloi që të përshpejtohen punimet në këtë rrugë dhe të respektohet afati kontraktual.
Postimi i plotë:
“E pa arsyeshme zvarritja e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”. Me shumë të drejtë banorët ditë më parë protestuan! Duhet përshpejtim i punimeve dhe respektim i afateve kontraktuale.
Përditshmëria e banorëve të kësaj lagje është e rënduar skajshëm”.