Nuk takohen, nuk flasin, marrëdhëniet e tyre dhe të bashkëshorteve janë nivelin më të ulët, por sot ceremonia për atë që duhet të ishte 60 vjetori i princeshës Diana, bashkoi sërish Harryn dhe William.
Ceremonia që fillimisht u menduar si zyrtare, u zhvillua në fakt në formë shumë private në pallatin Kensington, ku pjesa kryesore ishte zbulimi i një statuje që përfaqëson pikërisht princeshën e vdekur në vitin 1997 pas një aksidenti rrugor në Paris.
Statuja, e krijuar nga skulptori Ian Rank-Broadley përfaqëson pamjen e një kartoline zyrtare të Dianës, e para pas divorcit me princin Charles, që e tregonte duke ecur së bashku me dy fëmijët e saj.
Por në skenën e treguar nga vepra përkujtimore, Harry dhe William janë të zëvendësuar me tre fëmijë që i përkasin komuniteteve të ndryshme në Britaninë e Madhe, një zgjidhje e menduar për të treguar universalitetin dhe impaktin e figurës së Dianës”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Të pranishëm ishin më së shumti pjesëtarë të familjes Spencer, të cilës i përkiste Diana, ndërkohë që tensioni i dukshëm gjatë ceremonisë mortore të gjyshit të tyre, princit Philip, dukej i venitur dhe dy vëllezërit u treguan disi të qeshur dhe shkëmbyen edhe disa fjalë.
Por kudo ka Windsor ka edhe polemika, dhe nuk munguan edhe kësaj radhe. Janë shumë ato që kritikuan dhe ironizuan mbi cilësinë e veprës së artit, ku disa deklaruan se statuja i ngjasonte më shumë ish- kryeministres Theresa May sesa asaj që në këngën e kushtuar Elton John cilësoi si “trëndafili i Anglisë”.