Kryetari aktual i Gjilanit, përkatësisht aspiruesi i sërishm për këtë post, Lutfi Haziri, teksa e ka përfunduar procesin e votimit, ai iu është drejtuar qytetarëve me thirrje që edhe ata ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, transmeton Kosova Post.
“Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë treguar interesim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe apeloj që secili të dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar edhe kësaj radhe për fatin e qytetit të tyre”, ka shkruar Haziri në Facebook.