Shkruan: Mustafë Bajrami
Hipokritët më të poshtër janë njerëzit që shtirren se janë kundër pushtetit, flasin keq për udhëheqësit e vendit dhe marohen se kinse ofendohen nëse ju thua se e mbështesin pushtetin.
Për ta, të respektosh udhëheqësin është poshtërësi.
Bërtasin nëpër studio se janë kundër Kryeministrit e qeverisë, a në anën tjetër, po të njëjtit bëjnë çmos që të krijojnë lidhje me pushtetin që të përfitojnë diçka prej tij. E kur dështojnë, pushteti është i poshtër thonë.
Sa më vjen keq për njerëzit që mashtrohen kaq lehtë prej këtyre hipokritëve.
Dine se kjo specie është e rrezikshme. Biologjia i quan hijena.
Këtyre mjafton tu jepet rasti a ndonjë pjatë me çkado qoftë në te dhe pastaj harrojnë krejt çka kanë thënë më parë.
Sipas këtyre njerëzve me mbështet kryeministrin e vendit është punë e ulët. Thonë se duhet veç keq me folë kundër qeverisë. Sa më keq që folë, aq më i mirë je, sipas tyre.
Në fakt, këta njerëz synim kanë të mbledhin rreth vete të pakënaqurit. T’i mashtrojnë me llojlloj ekzibicie dhe ashtu të përfitojnë prej tyre; para, nam, klikime e shikueshmëri. Herë-herë krekosen me shifra e shifra. Por gjithmonë synimet i kanë perfide.
Kujdes prej këtyre njerëzve…!