Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një person, i cili rreth orës 17:50 për motive ende të panjohura ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.
Bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë nga zjarri, i cili është lokalizuar shumë shpejt.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
I dyshuari është i moshës madhore.