Profesori Universitar dhe njohësi i çështjeve politike, sociologu Fadil Maloku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar pozitën e Serbisë karshi konfliktit Rusi-Ukrainë , shkruan KosovaPost.
Duke e quajtur Vuçiqin “Putini i vogël i Ballkani”, ai thotë se më në fund Serbia e ka kuptuar se rreshtimi me Putinin e madh, është jo vetëm absurd por edhe vdekjeprurës për të.
“Putini i vogël i Ballkani, Aleksandët Vuçiq (që është duke folur edhe në këto momente) më në fund ka kuptuar se rreshtimi me Putinin e madh, është jo vetëm absurd por edhe vdekjeprurës për Serbinë!”, ka shkruar Maloku.
Postimi i plotë:
Historia po përsëritet! Serbia, në sekondat e fundit sonte po kthehet ka vlerat demokratike dhe perëndimi!
1. Putini i vogël i Ballkani, Aleksandët Vuçiq (që është duke folur edhe në këto momente) më në fund ka kuptuar se rreshtimi me Putinin e madh, është jo vetëm absurd por edhe vdekjeprurës për Serbinë!
2. Historia po përsëritet, sepse SERBIA SËRISH MIDIS “SJELLJES OBRENOVIQ” (simbolit të poltronizmit (lexo; poshtërimit) dhe nënshtrimit të skajshëm; që në Betejen e Kosovës, serbi Obrenoviq babes SULLTAN i pat shkuar zhagazi në përqafim…!) dhe “SJELLJES KARAGJORGJEVIQ”, (simbolit të krenarisë së matur dhe tejet dinake, tē Karagjorgjeviqit!) ZGJODHI ATE E “OBRENOVIQIT”), pra shkuarjes zhagaz edhe një herë në “përqafim” të botës dhe vlerave demokratike…!
3.Nuk jam i sigurt, sa do na hyj në interes tonin kjo kthesë e Serbisë (edhe shkaku i ndonjë koncesioni të mundshëm…), anipse, mua më shumë do më levërdiste një Serbi ala putiniane…!