Historike, Kosova arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit

Një tjetër sukses historik ka përcjellur sportin kosovar, ndërsa kësaj radhe kemi të bëjmë me atë të hendbollit. Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë, shkruan KosovaPost.

Vajzat tona arritën që të mposhtin Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.

Përballja mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Nigerisë u zhvillua sot (e diel) në qytetin e Tashkentit në Uzbekistan në kuadër të finales së IHF Trophy Intercontinental.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika