Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka uruar Kroacinë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim, duke thënë se kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin.
Deputeti Hoti ka shkruar në Facebook se pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe.
“Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka. Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme”, ka shkruar ai.