Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar Peshkopin e dioçezës së Rashkës dhe të Prizrenit, Teodosije, përcjell KosovaPost.
Në takim, ambasadori ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për sovranitetin e Kosovës.
Hovenier, i cili ka takuar peshkopin Teodosije në Manastirin e Graçanicës, ku mes tjerash ka thënë se Kosova, si shtet i pavarur dhe multietnik respekton dhe siguron lirinë fetare për të gjithë qytetarët e saj.
“I kënaqur të takohem me peshkopin Teodosije gjatë vizitës në Manastirin historik të Graçanicës dhe riafirmova mbështetjen e SHBA-ve për një Kosovë sovrane të pavarur dhe multietnik që respekton dhe siguron lirinë fetare për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier në Twitter.