Shkruan: Agim Morina, Londër
Borko Stefanovici, njeriu që ma parë takohej pa problem me përfaqësuesit shqiptarë, sot, si zadhanës i projekteve klerofashiste serbe, e sheh vetëm një problem “në rajon”. Ai qenka Albin Kurti. Stefanovici, nxanës i zellshëm i shkollës propagandistike gebellsiane serbe, nuk ngurron me krahasu kundërshtimin e sotëm të Listës Srpska me kundërshtimin e shqiptarëve që i bënin regjimit klerofashist të Milosevicit. Dmth. sot iu paska kujtu këtij gebellsiani të ri, se Milosevici qenka sjellë keq me shqiptarët. Kjo tregon se Stefanovici dhe politika e këtillë serbomadhe nuk len mjet pa përdorë për ta baltosë punën e Albin Kurtit.
Sidoqoftë, prej Borko Stefanovicit nuk pritet kurrgjë më mirë. Një herë klerofashist, përherë klerofashist. Por, çudia më e madhe është që pohimet e Stefanovicit, fjalë për fjalë, dëgjohen edhe nga disa të ashtuqujtur “analistë” shqiptarë, e nga ndonjë përfaqësues i opozitës në Kosovë, të cilët, po aq paturpësisht, e po aq kriminalisht, përsërisin këtë propagandë nëpër kanalet televizive të Kosovës e Shqipnisë:
1. Albin Kurti është problemi i rajonit. Pra, nuk është problem politika klerofashiste serbe që shkaktoi 4 lufta dhe la të vdekun rreth 300 mijë viktima “në rajon”.
2. Qeveria e Albin Kurtit po zbaton dhunë mbi serbët, sikurse Milosevici kundër shqiptarëve.
3. Serbët po i kundërshtojnë autoritetet e Kosovës, ashtu sikurse shqiptarët që kundërshtonin regjimin e Milosevicit.
Për një klerofashist si Stefanovici kjo edhe ka kuptim, por qysh me i i kuptu disa shqiptarzij që përhapin po këto shpifje e po këtë propagandë klerofashiste.
Ja një citat ilustrues nga intervista e Borko Stefanovicit, dhënë dje televizionit N1:
“Edhe ndërmjetësuesit (ndërkombëtarë) janë ballafaquar me një problem serioz në rajon, që ndoshta deri para një viti e gjysmë apo dy vitesh, nuk ka qenë a qi dukshëm, nuk ka egzistu, e ky është Albin Kurti. Pra, Albin Kurti është njeriu që po zbaton të njëjtën dhunë institucionale mbi serbët në Kosovë, dhe është e qartë që synimi i tij politik, strategjik e kombëtar, është që t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova. Tash po duket që në thelb ai është duke bërë përpjekje diçka që duket si diçka e pabesueshme, atë që ka bërë Slobodan Milosevici. Në atë kohë shqiptarët kundërshtoni aq shumë pushtetin e Milosevicit , që po provon me 2 për qind të njerëzve me sundu mbi 97 për qind të njerëzve që nuk e njohin atë pushtet dhe që nuk kanë dalë në ato zgjedhje.“


























