Një 15 vjeçare nga Prishtina ka vdekur dje në orët e vona.
Ajo dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në kryeqytet.
Rastine ka konfiruar edhe Policia e Kosovës, përkatësisht zëdhënsi për rajonin e Prishtinës.
‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK.
Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka thënë ai.