Edhe Kristjan Asllani ka thënë së është i kënaqur për mënyrën si luajti Shqipëria ndërsa pranoi se fusha u tregua e padrejtë me ekipin kuqezi.
Shqipëria u mund mbrëmë nga Suedia (1-0), në Stokholm në një ndeshje miqësore.
“Vinim me moral të ulët, pasi humbëm me Kilin, ku bëmë një ndeshje të dobët. Sonte besoj se bëmë shumë mirë dhe po punojmë shumë, pasi duam të arrijmë në formën më të mirë në Evropian”, ka thënë Asllani.
Mesfushori i Interit thotë së është i kënaqur me paraqitjen e tij personale në duel me suedezët.
“Nuk di të them, pasi gjithmonë kam mundësinë të bëj diçka më tepër. Sot besoj se bëra shumë mirë, por vlerësimet ua lë gazetarëve. Unë dëgjoj opinionet e trajnerit dhe të ekipit, për t’u përmirësuar në të mirë të tyre”, ka theksuar ai.