Sot është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast u bë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, raporton KosovaPost.
Deputeti, Driton Hyseni bashkë me deputetin, Mefail Bajqinovci për Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për vitin 2023, kanë propozuar amendamentin për dyfishim e buxhetit për projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.
Deputetët kanë kerkesën që të shtohet shuma e parave prej 6 milionë euro. Sipas Hysenit, ky amandament vjen për mundësinë e zgjerimit të rrugës prej Llozhanit në drejtim të Prishtinës dhe të përfundojë e gjithë puna në segmentet e pa përfunduara në këtë rrugë./KosovaPost/