I dënuari për terrorizëm Sllobodan Gavriq, ka tentuar të largohet nga Kosova përmes Merdarës.
Klankosova.tv mëson se kjo tentativë atij i shkoi huq, pasi u arrestua nga policia.
Gavriq ishte i liruar me kusht, por i njëjti e kishte të ndaluar të largohej nga Kosova.
I njëjti u dënua me 11 vjet burgim për terrorizëm, njofton Klankosova.tv
Sllobodan Gavriq, në vitin 2014-të në Prishtinë u kap me një sasi të madhe prej 12 kilogramësh eksplozivë në veturën e tij.
KK ka kontaktuar ne Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe me Prokurorinë Speciale, dhe do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.