Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa ka ndodhur në Skenderaj, shkruan Kosova Post.
Këto janë detajet nga raporti:
“Skenderaj 28/30.05.2021-06:00-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: një pistoletë me leje përkatëse, 150 copë fishekë, një sasi stoli ari dhe 500 € kesh para.”
Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet./KosovaPost/