Ushtria e Koresë së Jugut, kreu sot një test të suksesshëm të raketave tokë-ajër me rreze të gjatë L-SAM, raporton agjencia Yonhap, duke cituar burime të brendshme,transmeton Kosova Post.
Sipas agjencisë në fjalë, kjo duket të jetë një lëvizje reagimi e Seulit, për t’iu kundërvënë kërcënimeve të shtuara me raketa të Koresë së Veriut, e cila muajin e kaluar lëshoi një sërë raketash.
Testimi në Taean, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Seulit, u mbikëqyr nga Agjencia e Zhvillimit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut.