Nder të madh për të dhe gruan e tij Laura Hovenie, e katër fëmijët e tij Helen, Sabin, Peter Hovenier, Megan Atkin, and Julia Hovenier, e ka konsideruar ambasadori Jeffrey Hovenier nominimin e tij nga Presidenti Joe Biden si ambasador i ardhshëm i SHBA-ve në Prishtinë.
Në dëshminë e tij, plotë me emocion e vlerësime për Kosovën dhe marrëdhëniet e shtetit të vogël europian me SHBA-të, sot në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, Jeffry M. Hovenier ka përmendur edhe periudhën kur siç thotë “Kam pasur fatin të marr pjesë” në “përpjekje në kapacitete të ndryshme” që të sherbejë në Kosovë me ekipin e OKB-së të udhëhequr nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari që zhvilloi “Planin e Ahtisaarit” dhe Hovenier e thekson se hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës.
“Nëse konfirmohem si ambasador i SHBA-së në Kosovë do të ishte një nder i veçantë për mua që të shërbejë në një vend që ka dalë tmerret e ish-Jugosllavisë dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara luajtën një rol thelbësor, së bashku me partnerët tanë evropianë, për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe për t’i mbështetur ata në përpjekjet e tyre për të krijuar një vend multi-etnik e demokratik”, tha ai në deklaratën e tij në Senatin amerikan.
“Kam pasur fatin të marr pjesë në këto përpjekje në kapacitete të ndryshme, përfshirë si anëtar i Ekipit të OKB-së të udhëhequr nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari që zhvilloi “Planin e Ahtisaarit” dhe hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës”, shtoi i nominuari për ambasador amerikan në Prishtinë në dëshminë e tij para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan.
“Populli i Kosovës nuk e ka harruar kurrë rolin dhe mbështetjen e palëkundur të Amerikës gjatë njëzet e dy viteve të fundit. Si rezultat, Kosova është një nga vendet më pro-Amerikane në botë dhe një partner i ngushtë i yni”, tha Hovenier.
“Pas zgjedhjeve demokratike në shkurt, një qeveri e re ka marrë detyrën me një mandat vendimtar dhe marrëdhënia SHBA-Kosovë mbetet pozitive dhe produktive”, ka deklaruar ambasadori Jeffry M. Hovenier.
Ai po ashtu përmendi edhe zotimet që Kosova të strehojë 2 mijë afganë që kishin punuar me SHBA dhe aleatët e NATO’s.
Jeffry M. Hovenier ka paraqitur sot në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan dëshminë e tij për nominimin e si ambasador i SHBA-ve në Prishtinë nga Presidenti Joe Biden
Në paraqitjen e tij para këtij Komiteti, Hovenier ka treguar se cilat do të ishin prioritetet e tij nëse konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Kosovë.
Ai ka thënë se prioriteti i tij numër një do të jetë vazhdimi i mbështetjes së SHBA për sovranitetin e Kosovës.
“Një Kosovë demokratike vazhdon të jetë thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe është një qëllim i joni afatgjatë strategjik për Europën dhe si tërësi e lirë dhe paqe”, tha i nominuar i Bidenit.
Prioritet tjetër sipas Hovenier do të jetë mbështetja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mbështetja e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë i cili dhe po e citoj presidentin Biden ‘duhet të ketë në qendër njohjen reciproke’. Normalizimi është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe do të hap rrugën për të dy shtetet drejt integrimeve në institucionet euroatalantike. Nëse konfirmohem do ta inkurajojj Kosovën në mënyrë fleksibile dhe me urgjencë për dialog”, shtoi Hovenier.
Ai po ashtu ka theksuar se prioritet e ka edhe ndihmesën e Kosovës për rimëkëmbje nga pandemia.
“Kur Kosova kërkoi ndihëm tona SHBA e mbajti premtimin në shtator SHBA dhuroi mbi 500 mijë doza Pfizer Kosovës. Ky kontingjent është më i madhi i donacioneve që ka pranuar Kosova nga ndonjë shtet apo organizatë”, theksoi Hovenier.