Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shprehet e shqetësuar pas sulmeve që u janë bërë zyrtarëve policorë në Mitrovicën e veriut, përcjell KosovaPost.
Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pohon se me shqetësim të madh ka marrë informatat për sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës. LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, shkruhet në reagim.