Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, sot i ka ftuar për një takim urgjent krerët opozitarë, për të diskutuar rreth situatës së krijuar në veri, transmeton Kosova Post.
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së dhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, iu përgjigjën thirrjes së kryeministrit, por në këtë takim mungoi i pari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ky i fundit është arsyetuar duke thënë se, ka qenë në qeveri që në orën 9-të, por, Kryeministri Kurti nuk ka qenë aty.
“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!” – ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.
Ai ka shtuar se nuk ka luhatje të qëndrimit, për sa i përket kësaj çështjeje:
“Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo! Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.”
Ky është postimi i plotë i Haradinajt: