Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sfeqël të Podujevës, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, një person kishte raportuar se në garazhin e tij, dikush i kishte vjedhur veturën e tipit Mercedes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur nga garazhi i tij i kanë vjedhur veturën e tipit Mercedes pa targa, rasti në procedurë hetimore”.