Rasti ka ndodhur në rrugën Ilirida në Prishtinë, ditën e djeshme. Sipas të dhënave të policisë, hajdutët ia kishin hapur derën e veturës me forcë, dhe ia kishin vjedhur disa gjësende, shkruan Kosova Post.
Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.
“Rr. Ilirida, Prishtinë 29.06.2021 – 16:04. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e veturës së tij dhe kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte pistoletën me 15 fishekë me leje, një orë dore, euro para të gatshme dhe dokumente personale të tij” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për sa i përket rastit./KosovaPost/