Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka komentuar rastin e ish Kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ). Vendimin e këtij të fundit, ai e ka quajtur të turpshëm dhe për më tepër, ka kërkuar që ai të ofrojë dorëheqje, transmeton Kosova Post.
Sipas tij, Avokati i Popullit nuk e ka në dorë ta vlerësoj aktin nëse është apo jo, kushtetues.
“Avokati i Popullit është ai që i mbron të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, dhe në këtë rast, do të duhej me e dërgu rastin në Gjykatën Kushtetuese. Nga sot atij veç ‘Avokat i Popullit’ nuk mundemi me i thënë, mundemi me i thënë ‘Avokat i Vjosa Osmanit, i Presidentes’. Unë nuk mendoj që ai e meriton me qëndru në atë pozitë, vlerësimet e tija janë të papranueshme. Vlerësimet se vendimi paska qenë në përputhje me Kushtetutën janë të papranueshme dhe mendoj se pas këtij akti të turpshëm, ai nuk do të duhej më qëndru në atë zyrë – ka thënë Tahiri në konferencën për media, duke shtuar se ai do t’i bënte nder “vetes edhe pozitës që me jep dorëheqje”./KosovaPost/