“Hegjemonia” e koronavirusit vazhdon të ketë një kontroll të fortë dhe të dhimbshëm në Indi, ndërsa me vrull të paparë janë thyer rekordet e shifrave me të infektuar, shkruan Kosova Post.
Shifrat zyrtare tregojnë se ka mbi 3.5 milionë raste të reja pozitive brenda një jave dhe vdekjet tani janë afër një çerek milioni.
Instituti Indian i Shkencës parashikon rëndimin e situatës.
Më shumë se 400,000 vdekje nga Covid-19 pritet të ndodhin si pasojë e infektimeve. Tani për tani, India po vaksinon rreth 2.1 milion njerëz çdo ditë, ose rreth 0.15 % të popullsisë së saj, raporton Al Jazera.
Sistemi i kujdesit shëndetësor është plotësisht i mbingarkuar, punëtorët e vijës së frontit janë të rraskapitur dhe familjet ndodhen në një situatë dëshpëruese. Por çështja është bërë më politike dhe polarizuese se më parë. Debatet, qoftë në lidhje me variante të reja, imunitet të zbehur ose sjellje të dobët, vazhdojnë ndërsa numrat po ngrihen lart./KosovaPost/