Departamenti i Gruas në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, mbrëmë ka shtruar një iftar ku ka bërë bashkë shumë gra.
Aty nuk munguan as deputete nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi dhe ajo e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, u bënë bashkë për këtë iftar.
Kujtojmë se deputetët e pozitës dhe opozitës janë bërë bashkë disa herë gjatë muajit të Ramazanit në iftare ku ka qenë të ftuar bashkarisht.