Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një komunikate për media ka thënë se rastet pozitive me coronavirus janë në rritje javën e fundit.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, në mënyrë që të shpëtojnë jetë, transmeton Kosova Post.
“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar”, thotë IKSHPK./KosovaPost/