Prej fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë kundër COVID-19, e deri më tani janë vaksinuar 903 mijë e 301 qytetarë me të paktën një dozë.
Ndërkaq, procesin me të dy dozat e kanë kryer 823 mijë e 460 qytetarë të Kosovës.
Vaksinimi kundër COVID-19 ka rënë, pasi të martën Ministria e Shëndetësisë ka treguar se u vaksinuan vetëm 87 persona.
Poqë edhe rastet aktive me COVID-19 kanë rënë, tash janë 52.
3 mijë e 139 qytetarë kanë vdekur që kur pandemia shpërtheu në Kosovë më 13 mars të vitit 2020.