Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor, ndonëse është bërë thirrje për kujdes nga pickimi i mushkonjave, transmeton Kosova Post.
Lexoni të plotë njoftimin:
Kujdes nga pickimi i mushkajave!
Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në vendet e Ballkanit, Mediteranit dhe në Evropë, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.
Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje.
- Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit
- Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
- Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave
- Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.
- Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.
- Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.
VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.
VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore por raportohen raste edhe në Ballkan dhe Mediteran. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.
Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.
Përhapja
Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.
Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.