Ish imami nga Peja, Drilon Gashi, është parë sot në hollin e Kuvendit të Kosovës, pak para fillimit të seancës solemne kushtuar 2 Korrikut, raporton Kosova Post.
Gashit, siç ka raportuar Kosova Post para disa ditësh, i është lakuar emri, në kuptimin e angazhimit të tij në sferën politike.
Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Kosova Post, ai ka gjasa të emërohet si këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim, nga kuvendi, as nuk e kanë pohuar e as mohuar një emërim të tillë./KosovaPost/