Drilon Gashi, jo rrallë ka nxitur debate të egra në opinionin publik, duke e provokuar sentimentin fetar të shumicës së qytetarëve, shkruan Kosova Post.
Që nga dje, emri i tij, është lakuar edhe për sa i përket një emërimi të mundshëm në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në cilësinë e këshilltarit.
Kosova Post ka provuar ta konfirmoj këtë lajm, por nga Kuvendi i Kosovës, nuk kanë dhënë përgjigje të qartë.
“Për çdo informacion nga fushëveprimtaria e Kuvendit, por dhe për interesimin tuaj konkret, referojuni faqes së Kuvendit, përaktësisht këndit dhe aty gjeni të dhënat për stafin e Kryetarit të Kuvendit” – janë përgjigjur nga Kuvendi, duke mos e pohuar, e as mohuar një emerim të tillë.
E në faqen zyrtare, ende nuk ka ndonjë ndryshim.
Kosova Post ka provuar ta kontaktojë edhe vetë hoxhën Drilon Gashi, por ai nuk iu është përgjigjur telefonatave.
Burime të brendshme të Kosova Post thonë se ideja e një angazhimi të tillë, veç është diskutuar, ndonëse nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim./KosovaPost/