Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi, është ftuar në kampin Bondsteel, për të mbajtur një ligjëratë para ushtarëve amerikanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it, transmeton Kosova Post.
Këtë e ka bërë të njohur vetë imami, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas këtij njoftimi, tema për të cilën do të flas imami në fjalë, ka të bëjë me: liritë fetare dhe islamit në Kosovë.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Sa ndjenjë e veçantë të qenit përsëri i ftuar dhe i priveligjuar nga kampi i ushtrisë amerikane “Bondsteel”, për të mbajtur nesër një ligjëratë para ushtarëve amerikanë rreth ”Lirive Fetare dhe Islamit në Kosovë.”