Alban Salihu, kryeasambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvevendin Komunal të Lipjanit, ka shpalosur brengen e tij, lidhur me qasjen penguese, që kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, e ka karshi opozitës, përkatësisht në raport me vetë Salihun, përcjell KosovaPost.
Këtë ‘denoncim’ të tij, për sjelljen noprane të të parit të Lipijanit, përfaqësuesi i Vetëvendosjes e ka publikuar përmes profili të tij në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Nga një kryetar komune i mërzitur me detyren e tij e i papërgjegjshëm si Imri Ahmeti, po pengohem vazhdimisht në ngritjen e çështjeve në Kuvendin Komunal.
Në seancen e sotme të Kuvendit Komunal të Lipjanit, në kohën e diskutimeve jashtë rendit të ditës kam folur ndër tjetra për:
* Vendimin e paligjshëm të kryetarit të komunës rreth vendosjes së tarifave për çerdhet publike,
* Zonen ekonomike në fshatin Qylagë,
* Mosfunksionalizimin e stadiumeve në fshatrat Magurë dhe Dobrajë e Madhe.