Një incident i ndodhur dy ditë më parë në veri të vendit ka kthyer sërish gjithë vëmendjen sa i përket sigurisë në atë pjesë.
Pasi një qytetar serb ka mbetur i plagosur, e që dyshohet se plagosja është shkaktuar nga një zyrtarë policorë, reagime të shumta pati në lidhje me këtë çështje.
Madje nga EULEX kanë bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësinë e rritjes së patrullimeve në veri të Kosovës.
Nga EULEX-i u tha se kanë formuar një njësi policor të përbërë nga 105 policë polakë dhe një njësi policore rezervë të përbërë nga 24 xhandarë italiane dhe pesë lituanezë.
“Ata kryejnë patrulla të lëvizshme, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke punuar me turne. Përveç kësaj, njësia policore e EULEX-it dhe një njësi policore e përbërë nga forcat rezervë që janë formuar për të patrulluar në këmbë në veri të Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, u tha në përgjigjen e EULEX-it për Kosovoonline.
Ndryshe në rastin e ndodhur së fundit në veri është theksuar se i dyshuari në këtë rast nuk kishte pranuar të ndalej dhe me këtë rast nga Policia e Kosovës është shtënë me armë në drejtim të tij.
Përgjatë gjithë muajve të kaluar veriu i Kosovës ka qenë mjaftë i zëshëm sa i përket zhvillimeve në kuadër të sigurisë.
Sulme të shumta në drejtim të policëve, qytetarëve dhe objekteve në këtë anë kanë shkaktuar shpesh herë “trazira”në këtë anë.
Kësisoj nga autoritetet e Kosovës, por edhe nga autoritetet e huaja është kërkuar që situata të qetësohet dhe të mos ketë provokime të ngjashme nga grupet kriminale.


























