Pofesionisti shëndetësor, përkatësisht profesori universitar në Universitetin e Prishtinës, Driton Vela, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, për të dekonstruktuar mitin e reformimit të Partisë Demokartitke të Kosovës, gjegjësisht çlirimin e insitucioneve publike nga atavizmat e kësaj partie, transmeton Kosova Post.
Së këndejmi, përkitazi me këtë çështje, doktor Vela, për të ilustruar dhe dëshmuar situatën në fjalë, ai iu është referuar një rasti konkret, respektivisht rastit të ish-këshillëtares së ish-ministrit, njëherësh, nënkryetarit të PDK-së Uran Ismailit, e cila është katapultuar në disa pozita kyçe publiko-shtetërore, madje në disa prej tyre edhe duke qenë bartëse e insitucionit përkatës.
Ndërkaq, teksa e ka komentuar këtë situatë, Vela e ka hipotetizuar edhe shpjegimin e saj.
‘Dy mundësi janë këtu, ose po flasim për një person me arritje të jashtëzakonshme (në raport me kolegët), ose PDK vazhdon me avazin e vjetër (por tani të ripaketuar në mënyrë perfide) të kapjes të institucioneve’- ka kundruar Vela.
Ky është postimi i plotë i profesor Velas:
Infiltrimi i “PDK-së të re” në institucionet e shtetit nga ana e të ashtuquajturëve fytyra të reja të partisë
-Shembulli i ish këshilltares të ish ministrit Uran Ismailit dhe anëtarës të PDK-së
Ky person besnik i Uran Ismailit njëkohësisht është:
anëtare e kuvendit komunal në Prishtinë nga radhët e PDK,
është drejtoreshë e një prej klinikave të SHSKUK,
anëtare e kuvendit të Odës të Mjekëve të Kosovës.
Dy mundësi janë këtu, ose po flasim për një person me arritje të jashtëzakonshme (në raport me kolegët), ose PDK vazhdon me avazin e vjetër (por tani të ripaketuar në mënyrë perfide) të kapjes të institucioneve.
ShpërndajeTweet