Agjencitë Amerikane të Inteligjencës besojnë se Rusia qëndron prapa sulmeve kibernetike të zbuluar në dhjetor. Presidenti, Donald Trump, akuzoi fillimisht Kinën, por pjesëtarë të tjerë të administratës së tij hodhën dyshime nga Moska.
Në një deklaratë të përbashkët, organet e inteligjencës theksojnë se rreth 10 agjenci qeveritare të Shteteve të Bashkuara u hakuan, mes tyre edhe Departamenti i Thesarit.
Gjithashtu, nga sulmet kibernetike u prekën edhe organizata të tjera jashtë qeverisë amerikane. Inteligjenca shton se po vijon puna për të zbuluar qëllimin e këtij sulmi.
Përditësimi në hetime erdhi nga një Task Forcë e quajtur “Grupi për Koordinim të Unifikuar Kibernetik, e cila u ndërtua menjëherë pas incidentit.abcnews.al