Sot në Prishtinë, është hapur Panairi dyditor i Edukimit, i cili në fokus ka promovimin e programeve dhe shërbimeve mësimore të institucioneve arsimore, ku po marrin pjesë shumë institucione arsimore me programet e tyre mësimore të avancuara, transmeton Kosova Post.
Duke qenë i rëndësishëm për arsimin dhe edukimin në vend me theks për nxënësit dhe studentët e rinjë të cilët nga këtu ata mund të informohen për programet arsimore të cilat duan ti ndjekin, Panairi i Edukimit është ngjarja më e rëndësishme në vend për promovimin e programeve dhe shërbimeve të çdo institucioni arsimor.
Panairi, përveç promovimit të shërbimeve dhe programeve arsimore, ndihmon institucionet pjesëmarrëse që të shkëmbejnë ideja, praktika e përvoja të aplikuara dhe të avancuara, sikur edhe të lidhen ura bashkëpunimi për të avancimin e programeve arsimore në të ardhmen.
Nuk ishte i vogël numri i institucioneve arsimore të cilët po marrin pjesë në Panairin e Edukimit, ndërsa për të promovuar programet arsimore në këtë panair ishte edhe shkolla tashmë e njohur e nivelit të ultë dhe të Mesëm “ International Maarif Schools of Kosova”.
Për atë se çfarë do të prezantoj shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, në Panairin e Edukimit në Prishtinë, për Kosova Post, flet zyrtarja Donika Sylejmani, e cila fillimisht, u ndal tek programin që ofron shkolla, mundësitë, kushtet dhe zbritjet që ofrohen për nxënësit që ndjekin mësimet në Maarif School.
“Ne jemi sot këtu në Panairin e Edukimit për ta promovuar Shkollën “Internacional Maarif Schools of Kosova”, me programet e avancuara arsimore dhe edukuese. Pra ne këtu do të promovojnë shkollën, programet mësimore, mundësitë për nxënësit të cilët duan të ndjekin programet arsimore më të avancuara”, tha Sylejmani.
Ajo bëri të ditur edhe rrjetin e kësaj shkolle e cila, tha Sylejmani, operon në shumë vende të botës, ndërsa tash e sa vite edhe në Kosovë.
“Në Kosovë Maarif School, vepron në lokacionin e Komunës së Lipjanit në Qallapek, dhe në Prizren. Qëllimi kryesor i shkollës sonë është ofrimi kualitativ, cilësor i arsimit dhe edukimit për brezat e rijnë të cilët edhe do të jenë ndërtuesit e së ardhmes së Kosovës. Në programin mësimor të shkollës përfshihen fëmijë nga kopshti e deri në klasën e 12 -të, pra të gjitha ciklet parauniversitare”, tha Sylejmani për Kosova Post.
Tutje ajo ka folur edhe për kushtet e mësimdhënies dhe mësimnxënies në këtë shkollë që tashmë ka marrë epitetin e shkollës lider në Kosovë, ndërsa vuri në pah se kurrikulat që aplikohen në shkollë janë ato të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, ndërsa mësimi zhvillohet në gjuhën angleze.
Ndërkohë, zyrtarja Sylejmani, ka dhënë detaje edhe lidhur me pjesët praktike që posedojnë shkollat Maarif në Kosovë, kabinetet për punë praktike në lëndët e ndryshme.
Për më tepër Donika Sylejmani, tregoi edhe për orët shtesë kurrikulare, për të cilat tha ajo se ndihmojnë që nxënësi të arrij rezultatet e përcaktuara mbi bazën e kurrikulës.
“Ne përveç pjesës arsimore si shkollë i kushtojmë shumë rëndësi edhe pjesës emocionale, ku shkolla ka psikologët e saj, poashtu edhe shërbimet mjekësore. Ne kemi edhe programe për trajnime dhe studime jashtë vendit”, tha Sylejmani. Nuk duhet harruar të kujtojmë se stafi mësimdhënës I Shkollës Maarif, është akademik dhe me përvojë të hershme. /Kosova Post/