Ish-anëtari i strukturave të larta të Vetëvendojes, aktualisht opiniondhënës i rrethanave politike, Sadri Ramabaja, po kundron se Isa Mustafa përkundër që ka dhënë dorëheqje në LDK si kryetar i saj, ai ende e ka pushtetin aty, transmeton Kosova Post.
Ky konstatim i profesorit Ramabaja pasoi teksa ai po komentonte vendimin e “Listes Guxo’ për t’u bërë pjesë e skenës politike kosovare edhe në kapacitete e partisë poltike, duke mosqenë vetem me statusin e një iniciative qytetare.
“Pjesë e bllokut të së keqës janë edhe pseudonacionalistët në Kosovë që kanë qenë anëtarë të Lidhjes Komuniste deri më 1989. Duket se këta djem dhe vajza të Listës Guxo e kanë lexuar këtë fakt dhe duan që ta ndërtojnë një forcë reale nacionaliste shqiptare”, është shprehur Ramabaja.
E pas kësaj deklarate, autori i emisionit, Leonard Kërquki, tha me shpoti se Ramabaja bëri thirrje që Lista Guxo të zëvendësohet me LDK-në.
“Ramabaja bëri thirrje për zhdukjen e LDK-së dhe zëvendësimin e saj me Listën Guxo”, ka thënë Kërquki.
“S’mundesh me Isa Mustafën të kesh nacionalizëm”, tha Ramabaja.
“Ka dhënë dorëheqje Isa Mustafa”, kujtoi Kërquki.
“Ai e ka ende pushtetin aty”, theksoi Ramabaja.