Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, deklaroi se bashkësia ndërkombëtare po e vë në pozitë të pamundur Qeverinë e Serbisë, dhe siç tha, nuk është i sigurt se ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm për ndikimin e veprimeve të tyre.
Tanjug shkruan se Montgomery beson që bashkësia ndërkombëtare po ia bën këtë Serbisë, ndërsa nuk mund ta detyrojnë kryeministrin Albin Kurti dhe shqiptarët që t’i respektojnë marrëveshjet e arritura qysh moti, transmeton KK.
Krahas kësaj, ish-ambasadori amerikan shton se pikërisht për shkak të, siç i quajti ai lëshimeve të bëra nga perëndimi, Kurti mund të shkojë shumë larg dhe të detyrojë një reagim të Beogradit që nuk e dëshiron as Serbia dhe as bota, dhe vlerëson se përgjegjësinë për çdo dhunë të mundshme do ta kenë BE-ja dhe SHBA-ja.